Arrestohen 400 protestues në Kurdistanin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65339-arrestohen_400_protestues_në_kurdistanin_e_irakut
Kreu i komitetit të të drejtave të njeriut në Parlamentin e Kurdistanit të Irakut, ka raportuar arrestimin e më shumë se 400 protestuesve të cilët kanë kundërshtuar keqmenaxhimin dhe mungesën e shërbimeve publike në rajonin e Kurdistanit të Irakut. 
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 15:24 Europe/Tirane
  • Arrestohen 400 protestues në Kurdistanin e Irakut

Kreu i komitetit të të drejtave të njeriut në Parlamentin e Kurdistanit të Irakut, ka raportuar arrestimin e më shumë se 400 protestuesve të cilët kanë kundërshtuar keqmenaxhimin dhe mungesën e shërbimeve publike në rajonin e Kurdistanit të Irakut. 

"Protestuesit u arrestuan nga forcat e sigurisë në provincën Sulejmanie (në veri të Irakut) dhe ende një numër i tyre po mbahet në burg", tha Soran Omar, kryetar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin e Kurdistanit të Irakut, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA të martën. Soran Omar shtoi: "Arrestimet e protestuesve po bëhen pa ndjekur procedurat e nevojshme ligjore. Sipas Omar, në mesin e të burgosurve janë edhe disa gazetarë.