Zbulohet sistemi i ri raketor detar i Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65461-zbulohet_sistemi_i_ri_raketor_detar_i_jemenit
Ushtria e Jemenit ditën e mërkurë ka prezantuar një sistem të ri raketor për përdorim në det që quhet Mandeb-1.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2017 09:14 Europe/Tirane
  • Zbulohet sistemi i ri raketor detar i Jemenit

Ushtria e Jemenit ditën e mërkurë ka prezantuar një sistem të ri raketor për përdorim në det që quhet Mandeb-1.

Ushtria e Jemenit në një njoftim të saj bëri të ditur se ky sistem ka kapacitet të lartë për shkatërrimin e objektivave në det dhe teknologjia e ndërtimit të këtij sistemit është në formë të atillë që armiku të mos ketë mundësi të bëjë çkodimin e raketave. Në të njëjtën kohë komandanti i këshillit të lartë politik të Jemenit ka thënë se ky sistem raketor i prezantuar nga ushtria është vetëm një pjesë e vogël e fuqisë dhe kapacitetit ushtarak të forcave jemenase. Sleh Semad deklaroi se forcat ushtarake të Jemenit kanë raketa të cila nuk mund të përllogariten për nga fuqia dhe kapaciteti i tyre shkatërrues. Vlen të theksohet se kapaciteti ushtarak i ushtrisë së Jemenit po shtohet nga dita në ditë me gjithë rrethimin dhe bllokadën totale të vendosur nga regjimi i Arabisë saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.