Zbulohet një varr masiv në Irak
(last modified Sat, 30 Dec 2017 07:50:51 GMT )
Dhjetor 30, 2017 08:50 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv në Irak

Në Irak është zbuluar një varr masiv me trupat e 80 femrave, njofton kanali televiziv IRNA.

Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se forcat qeveritare kanë gjetur një varr masiv në provincën veriore Ninva, që përmban trupat e dhjetëra anëtarëve të pakicës së Izedi, të cilët besohet të jenë ekzekutuar nga terroristët e ISIS kur ata ishin nën kontrollin e kësaj province. Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, burimet lokale irakiane bënë të ditur të mërkurën se "varri masiv përmban trupat e 73 grave dhe fëmijëve Izedi të ekzekutuar nga terroristët e ISIS kur ata pushtuan qytetin Sinxhar". Autoritetet e rajonit të Kurdistanit irakian kanë raportuar se gjenocidi i ISIS kundër komunitetit Izedi kishte detyruar rreth 360,000 anëtarë të kësaj pakice të largoheshin nga vendlindjet e tyre dhe mbi 90,000 të tjerë u larguan nga Iraku dhe u strehuan në vende të tjera. Terroristët e ISIS kanë rrëmbyer 6,417 kurdë Izedi, duke përfshirë 1,102 gra dhe 1,655 fëmijë, që nga viti 2014. Përveç kësaj, 2,645 fëmijë izedi kanë mbetur jetimë.

Tags