Shpërthim në jug perëndim të kryeqytetit irakian
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65603-shpërthim_në_jug_perëndim_të_kryeqytetit_irakian
Burimet e sigurisë së Irakut thanë se shpërthimi i një bombe në jugperëndim të Bagdadit të shtunën në mëngjes (e shtunë), ka vrarë të paktën tre persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 08:54 Europe/Tirane
  • Shpërthim në jug perëndim të kryeqytetit irakian

Burimet e sigurisë së Irakut thanë se shpërthimi i një bombe në jugperëndim të Bagdadit të shtunën në mëngjes (e shtunë), ka vrarë të paktën tre persona.

Sipas një raport të ditës së shtunë të agjencisë së lajmeve Someria News, kjo bombë ka shpërthyer në një rrugë që shpie drejt tregjeve komerciale në rajonin Al Bejae në Bagdad. Të dielën e kaluar, gjashtë qytetarë irakianë u vranë ose u plagosën pas një shpërthimi bombe pranë një qendre tregtare në Bagdad. Pavarësisht shkatërrimit të grupit terrorist ISIS në Irak, një numër anëtarësh të këtij grupi terrorist janë ende të pranishëm në pjesë të ndryshme të Irakut dhe janë të përgatitur në kryerjen e operacioneve terroriste.