Martirizohet një i ri palestinez në Rripin e Gazës
I ri palestinez Xhamal Muhamed Musleh (21 vjeç) ishte plagosur të premten nga forcat ushtarake të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe sot si pasojë e plagëve të rënda, u martirizua.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Xhamal Muhamed Musleh ishte plagosur në përleshjet e së premtes së irritimit në kampin Al-Maghazi në Rripin e Gazës. Gjatë përleshjeve të djeshme në Rripin e Gazës, janë plagosur me plumba lufte edhe 50 palestinezë të tjerë ku 4 prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Mbi 120 banorë të Gazës kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve me forcat ushtarake të regjimit sionist. Dje edhe rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan ishin përfshirë nga protestat dhe përleshjet në të premten e irritimit që u zhvilluan kundër vendimit të presidentit amerikan rreth Kodsit. Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist kanë filluar në javën e parë të muajit dhjetor si pasoj e vendimit të Donald Trump për njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Gjatë këtyre përleshjeve deri më tani janë martirizuar 13 palestinezë dhe me qindra të tjerë janë plagosur.