Sulmet ajrore saudite vrasin 20 civilë jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65649-sulmet_ajrore_saudite_vrasin_20_civilë_jemenas
Të paktën 20 vetë janë vrarë pasi avionët luftarak që i përkisnin koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite goditën një vendbanim në provincën perëndimore të Jemenit  Hudajda.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 16:32 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore saudite vrasin 20 civilë jemenas

Të paktën 20 vetë janë vrarë pasi avionët luftarak që i përkisnin koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite goditën një vendbanim në provincën perëndimore të Jemenit  Hudajda.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Jemenit SABA, duke cituar burimet lokale, raportoi se avionët sauditë kishin sulmuar tre automjete civile pranë një restoranti në lagjen al-Xharahi të shtunën. Më parë gjatë ditës, një tjetër sulm ajror saudit vrau të paktën 10 gra jemenase në një fermë në lagjen Khoukah të provincës Hudajda. Viktimat më të fundit nga sulmet e tilla ajrore u shkaktuan në provincën jugperëndimore të Taizit, ku sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia Saudite vranë ose plagosën mbi 120 vetë në një treg të martën. Shifrat e fundit tregojnë se lufta në Jemen deri tani ka vrarë mbi 13,600 civilë jemenas dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Agresioni saudit ka shkaktuar gjithashtu dëme të rënda në objektet dhe infrastrukturën e vendit, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika.