Plagosen më shumë se 30 palestinezë në përleshjet në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65665-plagosen_më_shumë_se_30_palestinezë_në_përleshjet_në_kods
Nga përleshjet e ditës së shtunë mes forcave të regjimit sionist dhe palestinezëve në Kods, 31 palestinezë janë plagosur dhe kanë pësuar dëmtime në sistemin e frymëmarrjes për shkak të gazit helmues dhe lotsjellës të përdorur nga forcat e regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 08:16 Europe/Tirane
  • Plagosen më shumë se 30 palestinezë në përleshjet në Kods

Nga përleshjet e ditës së shtunë mes forcave të regjimit sionist dhe palestinezëve në Kods, 31 palestinezë janë plagosur dhe kanë pësuar dëmtime në sistemin e frymëmarrjes për shkak të gazit helmues dhe lotsjellës të përdorur nga forcat e regjimit sionist.

Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Megjithatë presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.