Parlamenti izraelit vendos për shtypjen e Intifadës së Kodsit
Parlamenti i regjimit sionist ka marrë vendim serioz për shtypjen e Intifadës së Kodsit.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve palestineze, kabineti i sigurisë i regjimit sionist i ka propozuar parlamentit të këtij regjimi miratimin e vendimeve për shtimin e dhunës kundër lëvizjes palestineze dhe ka kërkuar marrjen e masave për shtypjen e Intifadës së Kodsit. Që nga koha e fillimit të Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, janë martirizuar 200 palestinezë në rajone të ndryshme të BPLJ, Rripin e Gazës dhe në Bejtul Mukades. Në mesin e tyre janë 15 fëmijë dhe 20 gra. Në këtë deklaratë thuhet se 7 palestinezë gjatë diteve të fundit janë martirizuar, ku 5 nga ta ishin nga Bejtul Mukadesi dhe dy nga Bregu Perëndimore.