Snajperët jemenas vrasin 4 ushtarë sauditë
Të paktën katër ushtarë sauditë janë vrarë pasi forcat jemenase nisën një seri sulmesh kundër bazave ushtarake saudite në rajonin kufitar të Naxhranit në jug të Arabisë Saudite, si hakmarrje për fushatën e bombardimeve ajrore të regjimit të Riadit.
Një burim ushtarak i paidentifikuar, duke folur në kushte anonimiteti, tha në rrjetin televiziv al-Masira se forcat jemenase dhe aleatët e tyre sulmuan me forcë trupat saudite në bazat ushtarake al-Moanak dhe al-Kars përreth fshatit al-Hamezah. Ky sulm erdhi disa orë pasi katër civilë jemenas humbën jetën kur avionët luftarakë të Arabisë Saudite goditën një makinë në një distrikt të provincës perëndimore të Jemenit, Amran. Të paktën 13.600 civilë jemenas janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake të Arabisë Saudite kundër Jemenit në vitin 2015. Pjesa më e madhe e infrastrukturës së vendit, duke përfshirë spitalet, shkollat dhe fabrikat, janë kthyer në rrënoja për shkak të luftës.