Atuan: Kërcënimet e Trump frikësojnë vendet arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65783-atuan_kërcënimet_e_trump_frikësojnë_vendet_arabe
Abdulbari Atuan, analisti i njohur i çështjeve politike, në një analizë të tij në gazetën "Ra'jul-Jeum", ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në vitin 2018, gjithashtu vetëm do të vazhdojë kërcënimet kundër Iranit dhe kundër Koresë Veriore, kërcënime këto të cilat i frikësojnë vetëm vendet arabe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2018 10:23 Europe/Tirane
  • Atuan: Kërcënimet e Trump frikësojnë vendet arabe

Abdulbari Atuan, analisti i njohur i çështjeve politike, në një analizë të tij në gazetën "Ra'jul-Jeum", ka shkruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në vitin 2018, gjithashtu vetëm do të vazhdojë kërcënimet kundër Iranit dhe kundër Koresë Veriore, kërcënime këto të cilat i frikësojnë vetëm vendet arabe.

Ai në analizën e tij shkruan: "Trump në vitin 2018, ka opsione të vështira përpara tij dhe mjaftohet vetëm me kërcënim, ndërkohë që këto kërcënime i frikësojnë vetëm arabët, do të thotë vendet të cilat kanë në dispozicion me miliarda dollarë dhe në vitin e ri do të milen më shumë. Disa media duke përfshirë edhe gazetën angleze "Daily Telegarf", kanë parashikuar se Trump në vitin 2018, do të sulmojë me raketa Kruiz Korenë Veriore, ashtu siç ka sulmuar bazën ajrore "Al-Shayrat" në provincën Homs të Sirisë. Daily Telegarf duke cituar autoritetet amerikane, ka shkruar se ekziston mundësia që Trump për ta ruajtur fytyrën e tij dhe kredibilitetin e vet, të kryej sulme ushtarake të kufizuara kundër Penianit, sidomos pasi të gjitha kërcënimet e tij për ta detyruar liderin e Koresë Veriore që të ndërpresë testimet bërthamore dhe raketat balistike, kanë dështuar. Analistët perëndimor gjithashtu kanë supozuar se Trump në vitin 2018 mund ta sulmojë edhe Iranin, sepse gjatë ditëve të fundit janë publikuar lajme për një marrëveshjes sekrete mes Amerikës dhe "Izraelit" për ta prishur sigurinë dhe stabilitetin e Iranit dhe për tu përballur me Hezbullahun e Libanit".

Abdulbari Atuan në reagim ndaj këtyre parashikimeve ka shkruar: "Politika e jashtme e Trump në lidhje me dy vendet, Korenë Veriore dhe Iranin është e papërcaktuar dhe Trump me këto kërcënime mundohet të rifitojë kredibilitetin e tij popullor të humbur. Xheims Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, është munduar që ta bind Katarin që të tregojë elasticitet për zgjidhjen e krizës aktuale të krijuar mes këtij vendi dhe disa vendeve arabe të Gjirit Persik në mënyrë që të mos krijohen përçarje në kampin e armiqve të Iranit, mirëpo ekspertët dhe analistët besojnë se disa persona të afërt me Trump si Mattis, Rex Tillerson dhe Herbert McMaster, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, besojnë se nuk kanë rrugëzgjidhje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sidomos me Korenë Veriore. Ndërkohë që lideri i Koresë Veriore në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri 2018, ka deklaruar se do t'i kundërpërgjigjet çfarëdo lloj sulmi të tyre. Kim Jun Un po veron ashtu siç po deklaron dhe pavarësisht kërcënimeve të Amerikës në vitin 2017, ka kryer 16 testime të raketave balistike dhe bërthamore. Ky vend më parë ka shkatërruar helikopterët amerikanë dhe ka ndaluar anijen amerikane të spiunazhit duke arrestuar 2 oficerë amerikanë në zonë pa armë mes të dy koreve. Të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur në kohën kur Koreja Veriore akoma nuk kishte në dispozicion kapsula bërthamore dhe raketa ndërkontinentale të cilat mund të godasin edhe thellësinë e territorit të Amerikës! Tani kur Peniani i ka në dispozicion të gjitha këto, rrethanat do ndryshojnë plotësisht. Trump me urdhrin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, ka bërë një budallallëk të madh dhe e ka bashkuar të gjithë botën kundër vetes dhe vetëm disa vende të vogla dhe të parëndësishme kanë mbështetur vendimin e tij. Tani duhet të shikojmë se cila do të jetë budallallëku të cilën do të bëjë ai në vitin 2018. Nëse Trump do të sulmojë Iranin, çmimin e këtij sulmi do ta paguajë aleati i tij Izraeli dhe bazat e Amerikës në rajonin e Gjirit Persik, sepse këto do të jenë objektiv i raketave të Iranit. Ndërsa, nëse e sulmon Korenë Veriore, atëherë raketat balistike të Koresë Veriore që kanë kapacitet për bartjen e kapsulave bërthamore, do të godasin Nju Jorkun dhe Uashingtonin, por edhe Los Angeles".