Princi saudit futet në grevë urie
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65825-princi_saudit_futet_në_grevë_urie
Talal bin Abdul’aziz, një prej princave në Arabinë Saudite është futur në grevë urie në shenjë proteste ndaj arrestimit të 3 djemve të tij të cilën mbahen në Hotelin Ritz Karlton.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 02, 2018 08:19 Europe/Tirane
  • Princi saudit futet në grevë urie

Talal bin Abdul’aziz, një prej princave në Arabinë Saudite është futur në grevë urie në shenjë proteste ndaj arrestimit të 3 djemve të tij të cilën mbahen në Hotelin Ritz Karlton.

82 vjeçari Talal bin Abdul’aziz është futur në grevë urie prej datës 9 nëntor 2017 mirëpo deri tani ky akt i tij është mbajtur i fshehur dhe nuk është bërë publik. Kohët e fundit dy nga djemtë e ish mbretit të Arabisë Saudite pasi kanë paguar një shumë parash janë liruar nga burgu. Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve 2 nga djemtë e mbretit Abdullah, mbreti i mëparshëm i Arabisë Saudite janë larguar nga hotel Ritz-Carlton në Riad që përdoret për mbajtjen e princave që akuzohen për korrupsion. Lirimi i këtyre princave është bërë vetëm 24 ditë pasi gjykata në Arabinë Saudite kishte lëshuar një verdikt për lirimin e atyre princave të cilët kanë paguar për lirinë e tyre. Mashal bin Abdullah dhe princi Fejsal bin Abdullah janë dy djemtë e ish mbretit Abdullah që sapo janë liruar kundrejt pagimit të një shumë të madhe parash. Prokuroria e përgjithshme e Arabisë saudite ka dhënë urdhër për lirimin e disa prej princave të arrestuar sauditë, kundrejt pagimit të një shume parash si garant për lirimin e tyre. Shumica e princave të arrestuar nën akuzën për korrupsion në Arabinë Saudite janë shprehur të gatshëm të paguajnë shuma të caktuara për të marrë lirinë e tyre. Për momentin në burg mbahen 159 princa sauditë të akuzuar për afera korruptive. Autoritet e Arabisë saudite prej 4 nëntorit kanë nisur një fushatë të gjerë arrestimesh për atë që e kanë quajtur luftën kundër korrupsionit.