Arrestohen disa palestinezë të tjerë në BPLJ
Ushtarët e regjimit okupator sionist pas sulmit ndaj rajoneve të ndryshme të BPLJ, kanë arrestuar të paktën 12 palestinezë.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, duke cituar burime palestineze, forcat okupatore të regjimit sionist të martën kanë sulmuar kampin Al Dahshime në afërsi të Betlehemit, ky ku veprim ka shkaktuar përleshje midis tyre dhe të rinjve palestinezë. Ushtarët e regjimit okupator të Kudsit po ashtu kanë arrestuar disa palestinezë në sulmin ndaj kampit Ajdeh në veri të Betlehemit. Sipas këtij raporti, forcat e regjimit okupator kanë sulmuar vendbanimin Hezma në veri të Kudsit të pushtuar. Ushtria izraelite çdo ditë nën arsyetime të ndryshme kryen sulme ndaj qyteteve dhe fshatrave të rajoneve të ndryshme të BPLJ, duke arrestuar qytetarët veçanërisht të rinjtë palestinezë. Sipas Qendrës për çështjen e të burgosurve palestinezë, në vitin 2017 janë arrestuar mbi 6000 palestinezë nga ana e ushtarëve sionistë.