Arrestohen disa palestinezë në BPLJ
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65919-arrestohen_disa_palestinezë_në_bplj
Ushtarët sionistë pas sulmit ndaj rajoneve të ndryshme të BPLJ,  kanë arrestuar disa palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2018 07:10 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa palestinezë në BPLJ

Ushtarët sionistë pas sulmit ndaj rajoneve të ndryshme të BPLJ,  kanë arrestuar disa palestinezë.

Sipas Qendrës palestineze për informim, ushtarët sionistë të mërkurën kanë sulmuar rajone të ndryshme të BPLJ dhe janë përleshur me palestinezët. Në këto përleshje, ushtarët okupatorë të Kudsit kanë arrestuar të paktën 22 palestinezë. Të martën ushtarët sionistë kanë arrestuar mbi 20 palestinezë në BPLJ. Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët arrestojnë palestinezët çdo ditë në rajone të ndryshme të Palestinës. Qëllimi i këtyre arrestimeve është terrorizimi i palestinezëve dhe parandalimi i tyre nga vazhdimi i Intifadës dhe përballja me pushtuesit sionistë. Sipas statistikave të grupit të të drejtave të njeriut 'Al Zamir' në Palestinë, rreth 7000 palestinezë mbahen nëpër burgjet izraelite në kushte tejet të këqija.