Paralajmërohet përkeqësimi i gjendjes shëndetësore në Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65925-paralajmërohet_përkeqësimi_i_gjendjes_shëndetësore_në_rripin_e_gazës
Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës paralajmëroi për një situatë të ashpër shëndetësore në zonën e cila mbahet nën rrethim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2018 08:56 Europe/Tirane
  • Paralajmërohet përkeqësimi i gjendjes shëndetësore në Rripin e Gazës

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës paralajmëroi për një situatë të ashpër shëndetësore në zonën e cila mbahet nën rrethim.

Ashraf Al Korda, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, të martën ka njoftuar se mungesa e medikamenteve, furnizimeve mjekësore, laboratorëve dhe pajisjeve të nevojshme në shëndetësi në Gaza, ka arritur në një fazë që ka përkeqësuar shërbimet nëpër qendrat shëndetësore në Rripin e Gazës dhe që paraqet një fazë tepër të rrezikshme. Më herët, Med'hat Mohsin, drejtori i çështjeve spitalore në Ministrinë palestineze të Shëndetësisë, tha se Rripi i Gazës përballet me një mungesë prej 30 deri 35 për qind të ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe laboratorëve dhe ka nevojë për 800 mjekë. Të paktën 24 pacientë palestinezë në Rripin e Gazës kanë humbur jetën, për shkak të mungesës së ilaçeve dhe ndalimit të hyrjes së tyre nga regjimi sionist. Regjimi sionist ka bllokuar Rripin e Gazës që nga fitorja e Hamasit në zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, duke parandaluar hyrjen e lëndëve djegëse, ilaçeve dhe materialeve të ndërtimit në këtë zonë.