Operacione kundër elementëve të ISIS në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66069-operacione_kundër_elementëve_të_isis_në_veri_të_irakut
Burime informative irakiane raportuan mbylljen e linjave rrugore Kirkuk-Tikrit-Al-Havixhah për shkak të operacioneve anti-ISIS në këto zona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Operacione kundër elementëve të ISIS në veri të Irakut

Burime informative irakiane raportuan mbylljen e linjave rrugore Kirkuk-Tikrit-Al-Havixhah për shkak të operacioneve anti-ISIS në këto zona.

Ali Al Huseini, nënkryetar i qytetit Tuzkhormatu në provincën Salahudin (veri të Irakut), njoftoi mbylljen e përkohshme të rrugëve kryesore midis Kirkukut, Tikritit dhe Al-Havixhah si rezultat i operacioneve të spastrimit të elementëve të ISIS dhe ka shtuar: Operacioni po kryhet me pjesëmarrjen e forcave popullore  Hashd Al Shabi dhe Forcave Ajrore të Irakut. Prokurori i përgjithshëm i Irakut Movafak Al Abidi ka njoftuar për fillimin e shqyrtimit të dosjeve të korrupsionit të disa ministrive irakiane.  Sipas Al Abidi, një numër i madh i rasteve të korrupsionit dhe shpronësimit të pronës publike janë në axhendën e sistemit gjyqësor të vendit. Kryeministri irakian Heidar Ebadi, më 4 dhjetor 2017 ka urdhëruar Këshillin suprem kundër korrupsionit dhe të gjitha organet tjera përkatëse të dorëzojnë të gjitha rastet e korrupsionit, kthimin e pronës publike dhe referimin e korrupsionit ekonomik në organet gjyqësore. Sipas zyrtarëve irakianë, kaosi i shkaktuar gjatë kohës së luftës, si dhe dobësia e institucioneve gjyqësore në vend, u ofroi mundësinë disa individëve, figurave politike dhe partiake të abuzojnë me pasurinë publike.