Sukseset e ushtrisë siriane dhe forcave të rezistencës në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66145-sukseset_e_ushtrisë_siriane_dhe_forcave_të_rezistencës_në_idlib
Në operacionet e ushtrisë siriane në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, 150 terroristë u vranë dhe dhjetëra fshatra janë çliruar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2018 10:01 Europe/Tirane
  • Sukseset e ushtrisë siriane dhe forcave të rezistencës në Idlib

Në operacionet e ushtrisë siriane në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë, 150 terroristë u vranë dhe dhjetëra fshatra janë çliruar.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi të shtunën se ushtria siriane dhe forcat e rezistencës po vazhdojnë operacionet e tyre rreth provincave Hamah dhe Idlib për t'iu afruar aeroportit ushtarak Abolazohur në kufirin administrativ të provincës Idlib dhe Alepo. Po ashtu dje, ushtria siriane pas operacioneve të saj në juglindje të provincës Idlib, arriti të dëbojë terroristët e Frontit Al Nusra nga lartësitë Khazene dhe fshatrat Mashhad dhe Marixheb Al Mashhad. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria siriane dhe forcat aleate të saj në rajonin jugor të provincës Idlib shënuar progres të dukshëm kundër terroristëve. Forcat siriane në juglindje të Idlibit morën nën kontroll lartësitë Khazene dhe fshatrat Mashhad dhe Marixheb Al Mashhad.