Vriten 6 ushtarë sauditë ne Xhizan të Arabisë Saudite
Shtabi propagandues i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit përmes publikimit të imazheve, ka njoftuar për vrasjen e disa ushtarëve dhe mercenarëve sauditë në sulmet e këtyre forcave.
Sipas kanalit televiziv Al Masira, Shtabi propagandues i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit ka njoftuar: Gjashtë ushtarë sauditë në Xhizan (në jugperëndim të Arabisë Saudite) dhe 10 mercenarë sauditë në lindje të bazës Khalid në provincën Taiz (në jugperëndim të Jemenit), në Mareb (qendër të Jemenit) dhe Harib 9 në kryeqytetin Jemen kanë mbetur të vrarë nga sulmete ushtarëve dhe forcave popullore të Jemenit. Po ashtu, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit përmes sulmeve masive ndaj bazës saudite Al Mokren në Xhizan në afërsi të qytetit kufitar Manbe, i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ushtrisë së regjimit Al Saud. Forcat e përbashkëta të Jemenit në përgjigje të sulmeve të Arabisë Saudite, kanë shkatërruar bazën Al Mokren. Po ashtu shtabi propagandues i ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit ka njoftuar se në këto operacione janë vrarë disa pjesëtarë të ushtrisë saudite si dhe janë shkatërruar 4 autoblinda.