Kur Erdogan tërbohet nga e pyetja e një gazetari
Presidenti i Turqisë në kuadër të vizitës së tij në Francë, i është përgjigjur ashpër pyetjes së një gazetari lidhur me dërgimin e armëve nga Turqia në Siri.
Gazetari përmendi një artikull të gazetës Republika të Turqisë lidhur me dërgimin e armëve nga Turqia në Siri në vitin 2015. Në përgjigje të pyetjes presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, çështjen e lidhi me Fetaullah Gylen dhe tha: Këto janë fjalë të organizatës terroriste të Fetaullah Gylen. Ti duhet ta dish se flet me gjuhën e një organizate terroriste. Gazeta turke Republika në vitin 2015 ka shkruar se 2 autobusë me armatime nga Turqia janë dërguar në vitin 2014 për kryengritësit në Siri nëpërmjet pikës kufitare Reihali. Gazeta shkruan se shoferët e autobusëve janë arrestuar dhe ata kanë pohuar se autobusët me armatime janë përgatitur nga shërbimi sekret i Turqisë. Presidenti i Turqisë në vazhdim të përgjigjes së tij ndaj pyetjes së gazetarit francez deklaroi se operacioni për dërgimin e armëve në Siri është kryer nga mbështetës të Fetaullah Gylen dhe tani ata gjenden në burg.