OKB shpreh shqetësim për vazhdimin e krimeve të Izraelit kundër palestinezëve
Zyra e OKB për koordinimin e çështjeve humanitare në territoret e pushtuara të Palestinës ka shpreh shqetësim për vazhdimin e sulmeve të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe për vrasjen e tyre.
Sipas qendrës informative të Palestinës, zyra për koordinimin e çështjeve humanitare të OKB në territoret e pushtuara të Palestinës në një raport të saj ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë periudhës 19 dhjetor 2017-1 janar 2018, kanë vrarë 14 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Rripin e Gazës. Në këtë raport thuhet se gjatë kësaj periudhe gjithashtu forcat ushtarake të regjimit sionist kanë plagosur me plumb 549 palestinezë në mesin e tyre janë edhe qindra fëmijë. Përveç kësaj, në dy javët e kaluara forcat e regjimit sionist kanë arrestuar 214 palestinezë ku 18 prej tyre janë fëmijë. Në raportin e kësaj zyre të OKB thuhet gjithashtu se avionët luftarakë dhe armët e njësive të artilerisë së regjimit sionist gjatë kësaj periudhe shumë herë kanë sulmuar rajone të ndryshme të Rripit të Gazës.