Aparati gjyqësor i Arabisë Saudite konfirmon arrestimin e princave sauditë
Prokuroria e përgjithshme e Arabisë saudite ka konfirmuar se autoritetet e vendit kanë arrestuar 11 princa sauditë që mbahen të burgosur në pallatin mbretëror të Riadit. Dhjetëra princa, ministra dhe ish-ministra janë arrestuar nga Komiteti Anti-Korrupsion i Arabisë Saudite.
Gazeta Al Kods Al Arabic, njofton se komiteti në fjalë që drejtohet nga Princi i Kurorës Muhamed bin Sallman. Katër ministra të tanishëm u arrestuan gjithashtu gjatë përpjekjeve kundër korrupsionit. Ndërkohë, Arabia Saudite ka shkarkuar disa ministra të lartë, përfshirë ata që janë përgjegjës për gardën kombëtare, ekonominë dhe planifikimin. Një gazetar saudit gjithashtu njoftoi arrestimin e disa princave të tjerë sauditë. Gazeta Al Kods Al Arabic citoi shkrimtarin dhe gazetarin saudit Xhamal Kashakchi të ketë thënë se një tjetër grup i princave sauditë hyri në hotelin Ritz Carlton, ku zyrtarët sauditë kanë arrestuar dhjetëra princa dhe biznesmenë. Prokuroria e përgjithshme e Arabisë Saudite më 6 janar njoftoi se numri i të pandehurve të thirrur nga Komiteti Anti-Korrupsion ka arritur në 320. Autoritetet saudite kanë filluar një fazë arrestimesh që nga 4 nëntori i vitit 2017. Gjatë arrestimit të disa prej princave sauditë, Riadi ka bllokuar llogaritë e princave dhe ka konfiskuar pasuritë e tyre.