Luftëtari më i vjetër palestinez, në burgjet e regjimit sionist
Kerim Junes është luftëtari më i vjetër dhe i burgosuri palestinez, i cili aktualisht po kalon vitin e 36-të në burgjet e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Kerim Junes, është një luftëtar palestinez i cili ishte banor i territoreve të pushtuara dhe më 6 janar 1983 është arrestuar nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Junes në kohën kur u arrestua, ishte student dhe me akuzë të sulmit ndaj forcave ushtarake të regjimit sionist në lartësitë e Golanit dhe si një prej pjesëtarëve të lëvizjes Fatah, u arrestua dhe u dënua me burg të përjetshëm. Ndërkohë që emri i Kerim Junes ishte në mesin e emrave të 20 të burgosurve palestinezë të cilët duhet të liroheshin në bazë të marrëveshjes së Oslosë në vitet 1990-ta, mirëpo autoritetet e regjimit sionist nuk e kanë liruar atë. Marrëveshja e Oslosë është marrëveshja e parë e regjimit sionist dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës e cila është nënshkruar nga të dy palët në vitin 1993. Kerim Junes deri më tani në burgje ka shkruar dy libra që njëri titullohet "Realitetet politike të Izraelit" që është shkruar në vitin 1990 dhe tjetri titullohet "Konfliktet politike dhe marrëveshja" që është shkruar në vitin 1993.