Ushtria siriane çliron zona të tjera të rajoni Heresta
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66325-ushtria_siriane_çliron_zona_të_tjera_të_rajoni_heresta
Televizioni sirian njoftoi se ushtria siriane ka çliruar disa zona të tjera në rajonin Heresta që ndodhet në periferinë lindore të Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2018 04:37 Europe/Tirane
  •  Ushtria siriane çliron zona të tjera të rajoni Heresta

Televizioni sirian njoftoi se ushtria siriane ka çliruar disa zona të tjera në rajonin Heresta që ndodhet në periferinë lindore të Damaskut.

Forcat e ushtrisë siriane në kuadër të përpjekjeve për të pastruar të gjithë territorin sirian nga prania e terroristëve, dje kanë arritur të çlirojnë zona të tjera nga zgjedha e terroristëve të grupit  terrorist Fronti Nusra. Burimet siriane kanë njoftuar se ushtria ka arritur të çlirojë pjesën perëndimore të periferisë së provincës Damask dhe rrethinat e qytetit Ganitra. Gjithashtu ushtria siriane ka arritur të çlirojë fshatrat Bejt Saber, Bejt Tima dhe kodrat Magala në perëndim të provincës së Damaskut të cilët më parë mbaheshin të pushtuara nga terroristët e frontit Nusra. Në këto operacione janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të frontit Nusra. Më 9 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi me ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon.