Jemenasit sulmojnë një avion F-15 të Arabisë Saudite
Janar 08, 2018 04:38 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë së Jemenit kanë sulmuar një avion saudit f-15 në Sana kryeqytetin e Jemenit.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Masira e lajmeve sipas të cilës forcat e ushtrisë të mbështetur nga komitete popullore kanë qëlluar një avion të tipit F-15 të Arabisë saudite. Avioni është qëlluar nga një raketë tokë-ajër e lëshuar nga ushtria e Jemenit në drejtim të avionit saudit në kohën kur ky avion po fluturonte mbi Sana kryeqytetin e Jemenit. Ushtria e Jemenit gjithashtu ka rrëzuar një avion Tornado të Arabisë Saudite në provincën Saade në veri të Jemenit.
Tags