Refuzojnë sulmet kamikaze, ISIS i ekzekuton anëtarët e vet në Irak
Një komandant i lartë i njësive të mobilizimit popullor irakian, i njohur si Hashd al-Sha'abi, tha se grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar disa nga anëtarët e saj në provincën veriore Salahudin të Irakut pasi ata refuzuan të kryejnë sulme kamikaze.
Xhaber al-Mamuri i tha të hënën rrjetit televiziv al-Sumaria se militantët e ISIS kishin vrarë së fundmi një numër të shokëve të tyre në rajonin Motabixhija pasi ata refuzuan urdhërin për të kryer sulme vetëvrasëse. Ai shtoi se kohët e fundit ISIS ka dënuar dhjetëra anëtarë të tij për mosbindjen ndaj urdhrave. Ndërkohë, tetë anëtarë të ISIS janë vrarë, ndërsa trupat irakiane zmbrapsën një sulm të terroristëve në zonën kufitare me Sirinë. Luftëtarët e Hashd al-Sha'abit kanë zmbrapsur një sulm të ISIS në një zonë kufitare midis Irakut dhe Sirisë duke vrarë tetë terroristë dhe duke shkatërruar dy automjete të blinduara që i përkisnin ISIS-it, në një kundërsulm, i cili zgjati disa orë.