Vazhdon shqiptimi i dënimeve të padrejta në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66425-vazhdon_shqiptimi_i_dënimeve_të_padrejta_në_bahrejn
Gjykata e regjimit Al-Khalifa ka dënuar gjashtë të rinj bahrejnas me dy deri në pesë vjet burg, nën akuzat për veprime kundër sigurisë së shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 09:07 Europe/Tirane
  • Vazhdon shqiptimi i dënimeve të padrejta në Bahrejn

Gjykata e regjimit Al-Khalifa ka dënuar gjashtë të rinj bahrejnas me dy deri në pesë vjet burg, nën akuzat për veprime kundër sigurisë së shtetit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, gjykata e apelit në Bahrejn ka dënuar gjashtë shtetas bahrejnas të moshës 16-20 vjeç për akuza për veprime kundër sigurisë së vendit. Gjykata e apelit po ashtu ka ulur dënimet për dy të pandehur tjerë të cilët më parë ishin dënuar me 5 vite burg nga gjykata e shkallës së parë, kur tani atyre u janë shqiptuar dënime me 3 vite burgim. Qendra për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn ka kërkuar që regjimi Al Khalifa të ndalë dënimin e civilëve me pretekstin e aktiviteteve terroriste në gjykatat ushtarake. Shoqëria islamike Al Vafak në Bahrejn e ka konsideruar vitin 2017 si vitin më të përgjakshëm në këtë vend dhe ka deklaruar: Bahrejni vitin e kaluar ka qenë dëshmitar i grusht shtetit të paprecedent kundër kushtetutës, konventave dhe traktateve ndërkombëtare, duke miratuar dhjetëra ligje kundër lirisë së shprehjes dhe në favor të përhapjes së tiranisë, korrupsionit në këtë vend. Sipas Al Vafak vitin e kaluar 15 qytetarë të Bahrejnit u viktimizuan nga politikat e regjimit Al-Khalifa në mënyra të ndryshme. Bahrejni ka qenë skenë e protestave kundër regjimit Al-Khalifa që nga 14 shkurti i vitit 2011. Populli bahrejnas kërkon liri, drejtësi dhe eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e një qeverie të zgjedhur me vota të lira dhe në mënyrë demokratike.