Siria i përgjigjet sulmit raketor të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66439-siria_i_përgjigjet_sulmit_raketor_të_regjimit_sionist
Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë ka njoftuar për përgjigjen e forcave të mbrojtjes ajrore të këtij vendi kundër sulmit raketor të regjimit sionist që u krye të martën në mëngjes në drejtim të zonave të Damaskut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 10:43 Europe/Tirane
  • Siria i përgjigjet sulmit raketor të regjimit sionist

Komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë ka njoftuar për përgjigjen e forcave të mbrojtjes ajrore të këtij vendi kundër sulmit raketor të regjimit sionist që u krye të martën në mëngjes në drejtim të zonave të Damaskut.

Kanali televiziv i Al-Akhbarije i Sirisë njoftoi komanda e përgjithshme e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë me anë të një deklarate, ka thënë se avionët luftarakë të regjimit sionist të martën në mëngjes nga hapësira ajrore e Libanit kanë hedhur disa raketa në drejtim të rajonit Al-Katifa në provincën e Damaskut. Forcat e Sirisë kanë goditur një raketë të regjimit sionist dhe tre raketa të tjera kanë rënë në zona në afërsi të pozicioneve të ushtrisë së Sirisë, mirëpo nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz. Avionët e regjimit sionist më 4 janar gjithashtu kanë goditur një depo me armë dhe municion në bjeshkët Al-Kasiun në afërsi të Damaskut. Regjimi sionist edhe më parë disa herë ka sulmuar pozicionet e ushtrisë siriane në kuadër të mbështetjes së grupeve terroriste.