Arabia Saudite do të blejë sistem raketor nga Izraeli
Janar 09, 2018 15:44 Europe/Tirane
Regjimi Al Saud për tu përballur me sulmet raketore të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit, ka vendosur në program të vet blerjen e sistemeve raketore nga regjimi sionist.
Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar gazetë izraelite "Jerusalem Post", ka shkruar se një tregtar i armëve evropiane në Arabinë Saudite i cili ka mbetur anonim, ka thënë: "Riadi po shqyrton planin për blerjen e armëve izraelite duke përfshirë edhe sistemin raketor "Kupola e Hekurt"". Sipas këtij burimi, sauditët blerjen e armëve të prodhuara nga Izraeli e kanë shqyrtuar në panairin e armëve në Abu Dhabi.
Tags