Rritet shqetësimi ndërkombëtar mbi dhunën e Izraelit ndaj palestinezëve
Raundi i ri i masave të dhunshme dhe ekspansioniste të regjimit sionist në ditët e para të Vitit të Ri 2018 kundër palestinezëve, sidomos kundër fëmijëve palestinezë, ka bërë që ata të jenë të ekspozuar ndaj krimeve të përditshme të regjimit okupator sionist.
Në këtë kontekst, Lëvizja Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve-dega palestineze, deklaroi: “Ushtarët sionistë në vitin 2017 kanë martirizuar 15 fëmijë palestinezë në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor dhe në Kuds. Qarqet mediatike në Perëndim publikuan kohët e fundit një raport ku thuhej se nga viti 2000 deri në shkurt 2017, dy mijë e 69 fëmijë palestinezë u martirizuan në sulmet ushtarake të regjimit okupator sionist. Ndërkohë, sot Izraeli ka urdhëruar një goditje gjithëpërfshirëse në territoret e pushtuara palestineze të Bregut Perëndimor pas vdekjes së një rabini izraelit. Burimet izraelite thanë se Raziel Shevah, 35 vjeç, u vra të martën nga të shtëna me armë nga një automjet që kalonte pranë kolonisë hebreje Havat Gilad në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite të sigurisë deri tani kanë arrestuar 11 palestinezë në sulmet ndaj banesave në të gjithë Bregun Perëndimor dhe kanë konfiskuar sendet personale të njerëzve në qytetin e al-Khalil në pjesën jugore të territorit të pushtuar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ambasadori i SHBA në Izrael, David Friedman shpejtuan për të formuluar kërcënime të forta. Regjimi i Tel Avivit shpesh përdor incidente të tilla si pretekste për të intensifikuar masat shtypëse kundër palestinezëve që banojnë në territorin, e pushtuara nga Izraeli në vitin 1967. Nga ana tjetër, Hesam Badran, një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit, ka thënë se incidenti ishte një reagim i natyrshëm ndaj mizorive të regjimit okupator sionist kundër popullit palestinez dhe vendeve të shenjta të Palestinës. Ai e quajti atë një shuplakë ndaj regjimit izraelit dhe një reagim ndaj vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump muajin e kaluar për të njohur Jerusalemin Lindor si "kryeqytetin" e Izraelit. Ai gjithashtu e quajti personin përgjegjës për incidentin një "hero". Ndërkohë, Abu Ubaida, zëdhënësi i Brigadave Ezzeddin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, tha se incidenti i djeshëm ishte një kujtesë për "udhëheqësit e armikut " se çdo gjë të cilës i frikësoheni, do të ndodhë në të ardhmen ".