Regjimi i Tel Avivit miraton ndërtimin e 1100 banesave për kolonët
Regjimi sionist miratoi vendimin për ndërtimin e më shumë se 1 100 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor duke vijuar me ndërtimet e kolonive në territorin e pushtuar palestinez, njoftoi sot OJQ-ja anti-sioniste ”Paqja tani”.
”Rreth 1 122 njësi banimi të miratuara dje janë në stade të ndryshme procedurash. Rreth 352 morën përfundimisht dritën jeshile, çka nënkupton sipas rastit se punimet mund të nisin menjëherë, ndërsa 770 të tjera u miratuan për herë të parë”, sipas kësaj OJQ-je. ”Në vitin 2017 u miratuan 6742 njësi banimi për kolonë hebrenj në territoret e pushtuara palestineze, shifra më e madhe prej 2013”, sipas OJQ-së. Në 2016, 2629 njësi banimi kishim marrë garanci për tu ndërtuar, ndërsa tokat e palestinezëve konfiskohen çdo ditë e më shumë dhe ata dëbohen nga atdheu i tyre.