Luftëtarët jemenas marrin nën kontroll bazën ushtarake saudite
Forcat jemenase kanë marrë nën kontroll një bazë ushtarake saudite në rajonin kufitar të Naxhranit gjatë një operacioni hakmarrës, duke vrarë disa prej trupave saudite të vendosura atje.
Një video e publikuar nga lëvizja Ansarullah e Jemenit tregon forcat jemenase duke sulmuar dhe duke kontrolluar bazën saudite, duke përdorur armë të thjeshta. Sipas rrjetit televiziv al-Masira, forcat jemenase konfiskuan shumë armë saudite pas pushtimit të bazës. Në kundërpërgjigje, helikopterët sauditë fluturuan mbi këtë bazë dhe bombarduan zonën pa goditur asnjë objektiv specifik, shton raporti. Deri tani nuk ka pasur informacion të saktë në lidhje me numrin e viktimave saudite gjatë luftës së Riadit në Jemen, pasi që mbretëria saudite përpiqet t’a mbulojë çështjen. Arabia Saudite, tashmë e sfiduar ekonomikisht, ka vendosur të paguajë një shtesë mujore prej 5.000 rialë sauditë (1 333 dollarë amerikanë) për trupat që luftojnë në vijën e frontit në luftën kundër Jemenit, pasi raportet e mediave kanë nxjerrë një pamje të errët të moralit të ushtrisë së udhëhequr nga Arabia Saudite.