Vriten 29 mercenarë sauditë
Snajperët jemenas në 48 orët e kaluar kanë vrarë të paktën 29 mercenarë sauditë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, snajperët e ushtrisë së Jemenit kanë kryer operacione në rajonet Xhuf dhe Serevah të provincës Maareb duke vrarë 29 mercenarë sauditë. Që nga nisja e këtij viti, ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë vrarë të paktën 80 ushtarë dhe mercenarë sauditë. Forcat jemenase gjithashtu dje kanë marrë nën kontroll një bazë ushtarake saudite në rajonin kufitar të Naxhranit gjatë një operacioni hakmarrës, duke vrarë disa prej trupave saudite të vendosura atje. Një video e publikuar nga lëvizja Ansarullah e Jemenit tregon forcat jemenase duke sulmuar dhe duke kontrolluar bazën saudite, duke përdorur armë të thjeshta. Sipas rrjetit televiziv al-Masira, forcat jemenase konfiskuan shumë armë saudite pas pushtimit të bazës. Në kundërpërgjigje, helikopterët sauditë fluturuan mbi këtë bazë dhe bombarduan zonën pa goditur asnjë objektiv specifik.