Spastrohet rajoni Al-Huvejxha në Irak, arrestohen me dhjetëra terroristë
Forcat Hashd Sha’bi të Irakut të enjten gjatë operacione për spastrimin e rajonit Al-Huvejxha në jugperëndim të provincës Kirkuk të Irakut, kanë arrestuar të paktën 56 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Saxhad Abdullah Nasir, përgjegjësi i operacioneve të brigadës së 11-të të forcave vullnetare të Irakut e cila ka marrë përsipër spastrimin e rajonit Al-Huvejxha nga elementët e grupit terrorist ISIS, ka thënë se forcat e Hashd Sha’bi kanë spastruar një sipërfaqe prej 1228 km2 të qytetit Al-Huvejxha dhe rajoneve rreth tij, si dha kanë rishikuar sigurinë e 136 fshatrave të këtij rajoni. Forcat vullnetare të Irakut gjatë këtyre operacioneve kanë zbuluar dhe neutralizuar me dhjetëra pako të lëndëve eksplozive. Ndërkohë forcat vullnetare të Irakut gjatë operacioneve për spastrimin e lartësive të rajonit Makhuval në veri të provincës Salahudin të Irakut, kanë vrarë 4 terrorist të ISIS dhe kanë shkatërruar disa tunele sekrete të terroristëve të ISIS në këtë rajon.