Vazhdojnë sulmet e sionistëve në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist në afërsi të fshatit Rafidia në perëndim të qytetit Nablus në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe kanë plagosur një të rinj palestinez duke e qëlluar me plumba gome.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, forcat ushtarake të regjimit sionist njëkohësisht me të premten e irritimit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar dhe në rajonet kufitare me Rripin e Gazës kanë shpallur gjendje gatishmërie. Të rinjtë palestinezë në mbrojtje përball sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër kampit Al-Arrub në veri të qytetit Al-Khalif (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë hedhur bomba molotov në drejtim të forcave sioniste. Forcat e regjimit sionist kanë mbyllur me portë të hekurt hyrjen e qytezës Sa’ir në qytetin Al-Khalil. Territoret e pushtuara palestineze që nga 6 dhjetori i vitit 2017 janë përfshirë nga protesta dhe trazira të gjera në protestë kundër vendimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Gjatë përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist janë martirizuar 21 palestinezë dhe janë plagosur me mijëra të tjerë.