Takimi i përfaqësuesit special të Putin me Bashar Asad
Alexander Lavrentiev, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështje të Sirisë, të enjten në mbrëmje ka zhvilluar një takim me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Bashar Asad në këtë takim ka deklaruar se fitoret e rëndësishme të cilat i ka shënuar ushtria e Sirisë me ndihmën e Rusisë dhe të aleateve të tjerë në luftën kundër terrorizmit, janë faktorë të rëndësishëm për neutralizimin e komplotet e perëndimit në Siri dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. Bashar Asad dhe Alexander Lavrentiev në këtë takim kanë shqyrtuar luftën kundër terrorizmit dhe procesin e negociatave në Astana. Deri më tani janë zhvilluar tetë raunde të negociatave në nivel të lartë në Astana me pjesëmarrjen e delegacioneve të qeverisë së Sirisë, opozitarëve të armatosur dhe të Iranit, Rusisë dhe Turqisë si garantues të paqes në Siri. Rezultati kryesor i këtyre negociatave ka qenë krijimi i zonave për reduktimin e tensioneve në Siri.