Jordanezët protestojnë kundër vendimit të Trump në lidhje me Kudsin
Populli jordanez ka organizuar sot protesta para ambasadës amerikane në Aman, për të dënuar vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të shpallur Kudsin si kryeqytetin e regjimit sionist.
Mijëra qytetarët jordanezë u tubuan sot para ambasadës amerikane në Aman, ku përpos se kanë kundërshtuar vendimin e Trump kundër Kodsit, ata kanë thirrur parulla ani-amerikane. Protestuesit jordanezë duke këmbëngulur se rezistenca është e vetmja mundësi për t'u përballur me regjimin sionist, u kanë bërë thirrje regjimeve arabe të mbështesin lëvizjet e rezistencës dhe jo grupet terroriste. Abdullah al-Kajlai, kryetar i fraksionit parlamentar jordanez Al Salah, tha: "Është koha që regjimet arabe t'u përgjigjen popujve të tyre dhe të bashkohen në mbështetje të Palestinës".