300 palestinezë plagosen nga forcat sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66733-300_palestinezë_plagosen_nga_forcat_sioniste
Forcat e regjimit sionist gjatë agresioneve në territoret palestineze kanë plagosur rreth 300 palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • 300 palestinezë plagosen nga forcat sioniste

Forcat e regjimit sionist gjatë agresioneve në territoret palestineze kanë plagosur rreth 300 palestinezë.

Sipas agjencisë Anatoli të lajmeve, ushtria e regjimit sionist pasi ka sulmuar disa rajone të palestinezëve në BPLJ ka plagosur të paktën 292 palestinezë në përpjekje për të shtypur protestat e tyre. Sionistët gjithashtu kanë plagosur disa palestinezë të tjerë në rripin e Gazës. Prej 6 dhjetorit të vitit të kaluar në Palestinë janë organizuar vazhdimisht protesta kundër vendimit të Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. që nga ajo kohë e deri tani 21 palestinezë janë martirizuar dhe me mijëra të tjerë janë plagosur. Më shumë se 500 palestinezë janë plagosur menjëherë në kohën e shpalljes së vendimit nga Donald Turmp.