Vazhdojnë sukseset e ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i66841-vazhdojnë_sukseset_e_ushtrisë_së_sirisë_kundër_terroristëve
Forcat e ushtrisë së Sirisë në operacionet e tyre kundër grupeve terroriste, kanë çliruar mbi 40 fshatra në pjesën jugore të provincës Alepo në veri të Sirisë, nga pushtimi i terroristëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 14, 2018 14:08 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sukseset e ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve

Forcat e ushtrisë së Sirisë në operacionet e tyre kundër grupeve terroriste, kanë çliruar mbi 40 fshatra në pjesën jugore të provincës Alepo në veri të Sirisë, nga pushtimi i terroristëve.

Kanali televiziv Al-Akhbarija njoftoi se ushtria e Sirisë në kuadër të operacioneve të saj, gjithashtu ka shkatërruar edhe disa bastione të terroristëve të armatosur të Frontit Nusra në jug të Alepos. Ushtria e Sirisë gjithashtu ka ndërprerë tërësisht rrugët lidhëse mes grupeve terroriste të armatosura në pjesën jugore të Alepos dhe atyre në provincën Hamah. Forcat siriane gjatë një operacioni tjerë në Idlib në veriperëndim të Sirisë, kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të grupit Fronti Nusra dhe u kanë shkaktuar humbje të mëdha terroristëve. Raportet informative tregojnë se grupet terroriste kanë filluar sulme kundër pozicioneve të ushtrisë së Sirisë në rrethinat e qytetit Sanxhar dhe në zonat e aeroportit Abu Al-Duhur në pjesën jugore të provincës Idlib dhe gjatë këtyre sulmeve kanë përdorur autobomba, mirëpo forcat siriane kanë arritur të shkatërrojnë me sukses këto autobomba dhe kanë neutralizuar sulmet e terroristëve.