Në sulmet e ushtrisë sioniste plagosen disa palestinezë
(last modified Sun, 14 Jan 2018 14:26:27 GMT )
Janar 14, 2018 15:26 Europe/Tirane
  • Në sulmet e ushtrisë sioniste plagosen disa palestinezë

Një numër palestinezësh u plagosën në sulmet e ushtarëve sionistë ndaj protestuesve në fshatin Nabi Saleh në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Palestinezët protestuan të shtunën në fshatin Nabi Saleh në mbështetje të Kudsit dhe vajzës adoleshente palestineze Al Tamimi e arrestuar nga ana e ushtrisë sioniste. Forcat okupatore izraelite nuk i lejonin palestinezët të shkonin në fshatin Nabi Saleh për të marrë pjesë në tubim, por protestuesit vazhduan të demonstronin përkundër përpjekjeve të sionistëve dhe shkuan para shtëpisë së Al Tamim. Trupat sioniste sulmuan protestuesit palestinezë dhe arrestuan të paktën 15 persona. Ministri i luftës i regjimit sionist përmes një urdhri ka kërkuar zbatimin e dënimit kundër familjes Al Tamimi, adoleshentes palestineze, nënës së saj Nariman dhe kushërirës Naxhi Al Tamimi. Gjykata ushtarake e regjimit sionist në koloninë sioniste Aufar në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan ka vazhduar qëndrimin nën arrest deri ditën e hënë për Ahed Al Tamimi (16 vjeçare) dhe për nënën e saj Nariman (43 vjeçare).

 

Tags