Dy shpërthime terroriste tronditin Irakun
Janar 15, 2018 07:31 Europe/Tirane
Dy shpërthime terroriste kanë tronditur qendrën e Bagdadit kryeqytetit të Irakut ku për pasojë 87 persona janë vrarë dhe plagosur.
Burimet irakiane njoftojnë se shpërthimet kanë ndodhur në lagjet Tairan, ku për pasojë janë vrarë 21 persona dhe plagosur 66 të tjerë. Thuhet se elementët përgjegjës për këto shpërthime janë futur në mesin e punëtorëve dhe kanë shpërthyer veten e tyre. Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të të plagosurve, pritet shtimi i numrit të viktimave të këtij sulmi. Më herët ditën e shtunë një tjetër shpërthim kamikaz ka ndodhur në shesin Aden në veri të Bagdadit ku për pasojë 3 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur.
Tags