Partia Demokratike e Kurdistanit bojkoton zgjedhjet parlamentare
(last modified Tue, 16 Jan 2018 12:12:21 GMT )
Janar 16, 2018 13:12 Europe/Tirane
  • Partia Demokratike e Kurdistanit bojkoton zgjedhjet parlamentare

Partia Demokratike e Kurdistanit të Irakut e kryesuar nga Masud Barzani, ka njoftuar qëndrimet e saj për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të këtij vendi në provincën Kirkuk dhe në rajonet për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se këshilli udhëheqës i Partisë Demokratike të Kurdistanit në provincën Kirkuk  të Irakut pretendoi se kjo provincë dhe të gjitha rajonet për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje mes Arbilit dhe Bagdadit, nga aspekti ushtarak konsiderohen të pushtuara dhe pa stabilitet. Ky këshill ka kërkuar nga banorët e Kirkukut dhe të rajoneve të tjera për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje, të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare të Irakut në shenjë proteste ndaj "pushtimit të këtyre zonave".