Arabia Saudite sulmon qëllimisht civilët në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67035-arabia_saudite_sulmon_qëllimisht_civilët_në_jemen
Një grup i OKB-së ka përpiluar një raport të detajuar të viktimave civile të shkaktuara nga ushtria saudite dhe aleatët e saj gjatë agresionit kundër Jemenit, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga Riadi ka përdorur municione me precizion të lartë në sulmet e tij ndaj objektivave civile në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2018 14:50 Europe/Tirane

Një grup i OKB-së ka përpiluar një raport të detajuar të viktimave civile të shkaktuara nga ushtria saudite dhe aleatët e saj gjatë agresionit kundër Jemenit, duke thënë se koalicioni i udhëhequr nga Riadi ka përdorur municione me precizion të lartë në sulmet e tij ndaj objektivave civile në Jemen.

"Sulmet kundër civilëve janë kryer me municione tepër precize, prandaj është e qartë se civilët janë objektivat e synuara nga sulmet saudite", citoi Al Jazeera, raportin e OKB-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në Jemen. Raporti, i cili është hartuar për Këshillin e Sigurimit të OKB, nuk është bërë publik, por Al Jazeera tha se ishte lejuar të posedonte një kopje të raportit. Raporti ka shqyrtuar 10 sulme ajrore saudite që vranë 157 njerëz vitin e kaluar. Ky raport specifikon objektivat e sulmeve saudite në Jemen, të cilat janë kryesisht tregjet, shkollat, spitalet, objektet ekonomike dhe infrastrukturore dhe qendrat e banimit. Më tej, paneli i OKB-së drejtoi kritika të forta ndaj abuzimeve të tjera të koalicionit brenda Jemenit. Këto përfshijnë shkeljet që kryhen brenda kampeve të burgimit të koalicionit, veçanërisht ato të drejtuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, partneri më i rëndësishëm i koalicionit saudit, në territorin e Jemenit. Raporti përmend një model "të përhapur dhe sistematik" të "arrestimeve arbitrare, privimit të lirisë dhe zhdukjeve me forcë" në këto kampe burgimi. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi fushatën ushtarake kundër Jemenit në mars 2015 për të sjellë qeverinë e saj të preferuar në pushtet. Më shumë se 13,600 jemenas janë vrarë deri tani në këtë luftë.  Shefi i OKB-së Antonio Guterres e quajti luftën në Jemen një "budallallëk", duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, një aleat i fortë i Arabisë Saudite që ka mbështetur luftën në Jemen përmes shitjes së armëve dhe mbështetjes logjistike, të bindin Riadin për përfundimin e sulmeve në Jemen. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNHCR) tha se më shumë se 22 milionë jemenas kanë nevojë për ndihmë. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se më shumë se 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Jemen. Në raportin e fundit nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNHCR), 22.2 milionë jemenas (76% e popullsisë) kanë nevojë për ndihmë dhe kjo shifër është rritur me 1.5 milion gjatë gjashtë muajve të fundit. Sipas këtij raporti, rreziku i urisë po rritet dhe 8.4 milionë njerëz vuajnë nga uria, nga 6.8 milionë vitin e kaluar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se më shumë se 1,500 shkolla në Jemen janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht.