OBSH paralajmëron përhapjen e difterisë në Jemen
(last modified Wed, 17 Jan 2018 07:56:12 GMT )
Janar 17, 2018 08:56 Europe/Tirane
  • OBSH paralajmëron përhapjen e difterisë në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar mbi përhapjen e sëmundjes së Difterisë në Jemen.

Sëmundja e difteresë është një sëmundje ngjitëse dhe vdekjeprurëse që dëmton rëndë sistemin e frymëmarrjes së njeriut. Sëmundja nis me dhembje fyti, kollë dhe marrje zëri dhe më pas ajo krijon probleme në zemër, në veshka dhe paralizon gjymtyrët e njeriut.  OBSH njofton se deri tani në Jemen janë regjistruar 700 raste të njerëzve të prekur nga difteria. Në Jemen prej kohësh është përhapur edhe sëmundja e kolerës e cila deri tani ka marrë jetën e 2,200 personave. Shkak për përhapjen e këtyre sëmundjeve dhe për vdekjen e civilëve në Jemen është bërë agresioni saudit i vitit 2015 kundër Jemenit .

Tags