Vriten 4 ushtarakë sauditë nga forcat jemenase
Forcat e ushtrisë së Jemenit, në rajonin Xhazan në jug të Arabisë saudite kanë vrarë 4 ushtarë sauditë.
Ditën e premte 2 ushtarë sauditë janë vrarë në zonën Kodra Khaled dhe 2 të tejrë në zonën Hemadhe dhe Kodra Khazan pjesë e rajonit Xhazan. Ushtria e Jemenit gjithashtu ka shkatërruar një automjet ushtarak të ushtrisë së Arabisë Saudite. Snajperistët jemenas një ditë më parë gjithashtu kanë vrarë 5 ushtarë sauditë. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.