Shtypja e palestinezëve, rezultat i bashkëpunimit AAP-Izrael
Janar 19, 2018 05:24 Europe/Tirane
Zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas ka deklaruar se shtypja e palestinezëve, është rezultati i bashkëpunimeve mes AAP dhe Izraelit.
Abdul’tejf Ganu zëdhënës i Hamasit, pasi përmendi ndjekjen dhe arrestimin e forcave të rezistencës në Nablus dhe Xhenin dhe martirizimin e Ahmed Xherar, një prej forcave rinore të rezistencës, gjatë konfrontimit të tij me forcat Izraelit ka thënë: Ligji i këshillit qendror të Palestinës për ndërprerjen e bashkëpunimit të AAP me Izraelin, duhet zbatuar. Ky zëdhënës i Hamasit ka thënë se përleshjet e së mërkurës në Xhenin tregon se intifada vazhdon dhe çdo përpjekje për të shuar këtë intifadë, është e destinuar të dështojë.
Tags