Përleshje mes terroristëve në Siri
Grupet terroriste në Siri janë konfrontuar mes tyre në periferi të provincës Dara në jug të Sirisë.
Përleshjet janë zhvilluar mes grupit terrorist të njohur me emrin Ushtria Çlirimtare dhe pjesëtarëve të grupit terrorit ISIS, ku kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur shumë anëtarë nga të dyja palët. Dega e jugut e grupit të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare muajt e fundit ka zgjeruar shumë operacionet në perëndim të provincës Dara duke sulmuar grupin terrorit ISIS. Siria prej 7 vitesh përballet me krizën e agresionit të grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe disa vende të rajonit. Përkundër mbështetjes së Amerikës, regjimit sionist dhe Arabisë Saudite ndaj grupeve terroriste në Siri, Republika Islamike e Iranit ka mbështetur popullin dhe shtetin sirian në përballjen e tyre me grupet terroriste.