Persona të armatosur sulmojnë një çerdhe në Alepo të Sirisë
Janar 19, 2018 13:13 Europe/Tirane
Gjatë sulmeve me predha të personave të armatosur në një çerdhe në qytetin Alepo në veri të Sirisë, është vrarë një fëmijë dhe një shofer.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se persona të armatosur ditën e mërkurë kanë sulmuar me predha një çerdhe në qytetin Alepo të Sirisë ku si pasojë janë plagosur edhe 4 femra edukatore të kësaj çerdhe. Edhe më parë pjesëtarët e grupit të ashtuquajtur “Ushtria Çlirimtare e Sirisë” kanë hedhur disa predha në rajonet rreth qytetit Alepo në veri të Sirisë. Shkelja e armëpushimit nga ana e grupeve të armatosura kryesisht është bërë në rajonet Homs, Alepo dhe Latakia
Tags