Mahmud Abas thekson luftën kundër pushtuesve sionistë
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka theksuar luftën e palestinezëve me regjimin sionist derisa t’i jepet fund pushtimeve dhe të çlirohen territoret e Palestinës.
Sipas kanalit televiziv Russia Al-Jeum, Mahmud Abas, kryetari i AAP, të mërkurën në një konferencë në Egjipt të organizuar në mbështetje të Kodsit, tha se palestinezët do të vazhdojnë luftën e tyre derisa t’i jepet fund pushtimeve të regjimit sionist në territorin e Palestinës dhe shtoi: “Palestinezët më nuk i besojnë Amerikës si ndërmjetësuese në negociata. Mahmud Abas duke theksuar se Palestina do të vazhdojë përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale për tu përballur me Izraelin, tha: “Gabimi më i madh rreth Kodsit ishte pretendimi që bëri Donald Trump së fundi i cili ngjalli reagime të ashpra të myslimanëve dhe të krishterëve”. Kreu i AAP në fund gjithashtu theksoi: “Palestinezët kurrë nuk do të pranojnë vendimin e Trump rreth Kodsit sepse ky qytet është kryeqytet i Palestinës”. Vlen të theksohet se konferenca e Az’harit për mbështetje ndaj Kodsit u zhvilluar të mërkurën me pjesëmarrjen e 180 të ftuarve nga 180 vendeve në Kajro të Egjiptit.