Turqia e ka lansuar operacionin në Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67221-turqia_e_ka_lansuar_operacionin_në_afrin
Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, thotë se Turqia e ka filluar operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2018 12:27 Europe/Tirane
  • Turqia e ka lansuar operacionin në Afrin

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, thotë se Turqia e ka filluar operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.

Canikli tha se operacioni ushtarak, të cilin Ankaraja e ka përgatitur, faktikisht ka filluar sot, duke hedhur predha matanë kufirit nga forcat turke brenda në Turqi. Sipas tij, Ankaraja nuk kishte “opsion” tjetër dhe duhet t’i “pastrojë të gjitha elementet terroriste” nga pjesa veriore e Sirisë, në kufi me Turqinë. Ministri Canikli tha se Ankaraja dhe Moska do të “vazhdojnë” të bisedojnë për operacionin ushtarak.