Rabini izraelit: Feja hebraike nuk e njeh ekzistencën e Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67269-rabini_izraelit_feja_hebraike_nuk_e_njeh_ekzistencën_e_izraelit
Rabini hebre tha se feja hebreje është e pafajshme nga agresioni sionist dhe krimet e kryera kundër popullit palestinez dhe kurrë nuk e ka konsideruar Kudsin si kryeqytet të Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Rabini izraelit: Feja hebraike nuk e njeh ekzistencën e Izraelit

Rabini hebre tha se feja hebreje është e pafajshme nga agresioni sionist dhe krimet e kryera kundër popullit palestinez dhe kurrë nuk e ka konsideruar Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Sipas Qendrës palestineze për informim, Yasserul David Wies, në një intervistë për gazetën egjiptiane Al Ahram, të premten, ka thënë se kundërshton fuqishëm vendimin e presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Kudsin. Rabini Yasserul ka thënë se vendimi i Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist është presion ndaj popullit palestineze dhe feja hebraike kurrë nuk do ta pranojë këtë. Ky rabin hebre ka deklaruar se feja hebraike nuk e ka konsideruar Kudsin kryeqytet të Izraelit dhe gjithmonë ka kërkuar paqe dhe pajtim. Ai shtoi se feja hebraike është e pafajshme për krimet e kryera nga regjimi sionist dhe shkelja e të drejtave të feve tjera dhe e traktateve ndërkombëtare bëhet nga sionistët që mbrojnë Izraelin.