Përfundojnë përleshjet në hotelin Interkontinental në Kabul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67321-përfundojnë_përleshjet_në_hotelin_interkontinental_në_kabul
Në hotelin Interkontinental ka përfunduar operacioni i forcave afgane pas sulmit të disa pengmarrësve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2018 05:07 Europe/Tirane
  • Përfundojnë përleshjet në hotelin Interkontinental në Kabul

Në hotelin Interkontinental ka përfunduar operacioni i forcave afgane pas sulmit të disa pengmarrësve.

Forcat afgane të sigurisë kanë luftuar për gjatë gjithë natës së shkuar për të fituar kontrollin në një hotel luksoz në Kabul, i cili u sulmua nga militantë duke vrarë disa njerëz. Personat e armatosur sulmuan Hotelin "Interkontinental" të shtunën mbrëma, duke qëlluar në vizitorët dhe stafin. Dy nga sulmuesit janë vrarë dhe të tjerët mbetën të fshehur në katet e sipërme. Të shtënat me armë dhe sulmi kanë vazhduar rreth orës 21:00 të orë, me raporte që sugjeronin se personat e armatosur kanë qëlluar mbi rojet e sigurisë, teksa shpërthyen granata pasi hynë në ndërtesën gjashtëkatëshe. Forcat e sigurisë pastruan katin përdhe të hotelit dhe kanë luftuar për të siguruar shpëtimin e çdo njeriu të bllokuar brenda. Por sulmuesit janë ende të fshehur në katet e mësipërme, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi. Disa raporte thanë se hoteli kishte mbajtur një konferencë të IT-së ku morën pjesë zyrtarë provincialë në atë kohë. Sulmi vjen vetëm disa ditë pas paralajmërimeve  për sulme në Kabul.